Pikepyetje per origjinen e 4 autobotëve të rinj/ Drejtori i Policisë: Zero lekë nga buxheti i shtetit
Origjina e autoboteve të ujit dhe dronëve të përdorur nga Policia e Shtetit gjatë protestave të fundit u kthye në objekt debati në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin 2027. Deputeti Erald Kapri kërkoi nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, të sqarojë se si janë siguruar pajisjet e reja, sa kanë kushtuar dhe nëse janë blerë apo janë vënë në dispozicion përmes ndonjë marrëveshjeje. Kapri përmendi katër autobote uji, dy të bardha dhe dy të zeza, si dhe dronët që, sipas tij, janë përdorur për hedhjen e bombolave me gaz lotsjellës gjatë protestave. “Sa keni shpenzuar për blerjen e këtyre pajisjeve? Në kaq ditë ka qenë e vështirë të bëni tender, pra...
Burimi:
ntv.al