Philadelphia e Oklahoma korrin fitoret e radhës, bien Cleveland dhe Denver
23 Tetor 2026 8:29 Telesport NBA vijon rrugëtimin e sezonit të ri, teksa sot janë luajtur vetëm dy ndeshje. Skuadra e Philadelphia korri fitoren e dytë radhazi, duke mundur 114-106 Cleveland. Edhe pse Donovan Mitchell realizoi 32 pikë e 10 rebound për vendasit, ato s’mjaftuan për të fituar. Të gjithë titullarët e Philadelphia realizuan mbi 11 pikë, ku shkëlqeu Maxey me 32 pikë. Fiton edhe skuadra e Oklahoma, që gjithashtu korri suksesin e dytë sezonal duke mundur 96-84 Denver dhe udhëheq në Perëndim. Jalen Williams me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë.
Burimi:
telesport.al