Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD
Avokati Edmond Petraj ka komentuar protestën e “Flamingove” dhe atë të studentëve, duke deklaruar se të dyja lëvizjet nuk mund të funksionojnë pa mbështetjen e Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, Petraj u shpreh se prania e demokratëve dhe simpatizantëve të PD-së ka qenë vendimtare për plotësimin e numrave të protestuesve. “Ajo që kam parë unë, edhe nga deklaratat që ka dhënë zoti Berisha dhe duke parë deputetë, ish-deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike që kanë qenë në protestë, tregon që si ‘Flamingot’, ashtu edhe kjo protesta e fundit, pa Partinë Demokratike nuk funksionojnë. Pra, plotësimi i numrave që ndodhen në atë protestë është patjetër pjesë e Partisë Demokratike dhe simpatizantëve të saj”, deklaroi Petraj. Ai argumentoi se PD-ja,...
Burimi:
javanews.al