Pesticidet në fruta e perime/ Agronomët kërkojnë protokoll të ri dhe përdorim të preparateve me karencë të shkurtër
Prania e pesticideve në fruta dhe perime nuk lidhet vetëm me fermerët, pasi një rol të rëndësishëm në procesin e mbrojtjes së bimëve kanë edhe agronomët. Sipas specialistit të mbrojtjes së bimëve, Shpend Shahini, rekomandimi i preparateve të duhura është një nga elementët kryesorë për të garantuar sigurinë e produkteve bujqësore. Shahini thekson se agronomët duhet të orientohen drejt preparateve me periudhë të shkurtër karence, veçanërisht për kulturat që vilen shpesh. Sipas tij, karenca nuk duhet të jetë më e gjatë se koha që i duhet fermerit për të kryer vjeljen. Si shembull përmendet speci, i cili në shumë raste mblidhet çdo dy ose tre ditë. Përdorimi i preparateve me karencë të gjatë mund të krijojë probleme kur fermeri është i detyruar të vjelë prodhimin...
Burimi:
kohajone.com