Pesë vjet pas “non grata”, Berisha në SHBA/ Këlliçi: Viza është me shumë hyrje-dalje, çfarë shkruhet në të
Pas pesë vitesh bllokim, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të udhëtojë të premten drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me një delegacion zyrtar të Partisë Demokratike. Lajmin e konfirmoi nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, i cili deklaroi se delegacioni që shoqëron Berishën do të përbëhet nga deputetët Albana Vokshi dhe Klevis Balliu, sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë, Enri Çeno, si dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. Pjesë e udhëtimit do të jetë edhe aleati politik i PD-së, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Sipas tij, delegacioni do të niset rreth mesditës dhe destinacioni i parë do të jetë New York. Ai bëri të ditur se Sali Berisha ka marrë një vizë zyrtare, në...
Burimi:
javanews.al