Pesë libra që frymëzuan romanin “Martyr!” të Kaveh Akbar
Romani “Martyr!” i poetit të vlerësuar me çmime Kaveh Akbar është shndërruar në një nga veprat më të komentuara letrare që nga botimi i tij në vitin 2024. I fuqishëm, emocional dhe i mbushur me ide të pazakonta, romani rrëfen historinë e Cyrus Shams, një iraniano-amerikani queer që përballet me varësinë dhe dhimbjen e humbjes, ndërsa është i fiksuar pas idesë së martirizimit. “Martyr!” është romani i parë i Akbarit dhe shënon kalimin e tij nga poezia drejt prozës së gjatë. Për autorin, Cyrus nuk mund të kufizohet në një identitet të vetëm, por është një personazh që mbart brenda vetes shumë botë. Gjatë punës për romanin, Akbar konsumoi një sasi të madhe letërsie dhe filmash. Ai tregon se, për herë të parë, po merrej...
Burimi:
kultplus.com