Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Ishte simbol frymëzimi, mesazhi i tij mbetet më aktual se kurrë

Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Ishte simbol frymëzimi, mesazhi i tij mbetet më aktual se kurrë

Sot shënohet përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej figurave më të njohura të lëvizjes antikomuniste dhe të Partisë Demokratike. Në këtë ditë përkujtimore, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka kujtuar Hajdarin, duke e cilësuar atë si një simbol frymëzues për demokracinë dhe lirinë. Shehu shprehet se Azem Hajdari la pas një boshllëk të madh në shoqërinë shqiptare, i cili sipas tij ndihet edhe më shumë në periudhat e përballjeve të forta politike. “Edhe pas kaq vitesh nga ai krim politik, Azemi vazhdon të jetë këtu! Është pjesë e PD-së, e opozitës, e asaj shoqërie shqiptare që aspiron dhe lufton për lirinë, demokracinë dhe vlerat europiane”, shkruan Shehu. Deputeti demokrat e përshkruan Hajdarin si një figurë që, edhe pse mungon fizikisht, vijon të frymëzojë...