Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

Protestat studentore që kanë përfshirë Francën prej ditësh janë përshkallëzuar këtë të mërkurë, me incidente, përplasje me policinë dhe arrestime në disa qytete të vendit. Në Lyon, protestuesit kanë djegur kazanë mbeturinash, ndërsa forcat e policisë janë pozicionuar në zonat ku janë zhvilluar grumbullimet. Sipas mediave lokale, 14 persona janë arrestuar në qytet. Edhe në Lille janë shënuar incidente, ku protestuesit kanë djegur kazanë mbeturinash, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Prani e shtuar e forcave të rendit është raportuar gjithashtu në Lyon, ndërsa studentë janë mbledhur pranë institucioneve arsimore në Lille dhe në Saint-Denis, në veri të Parisit. Bilanci i protestave është rënduar edhe nga numri i të plagosurve. Ministri francez i Arsimit, Edouard Geoffrey, deklaroi se që prej nisjes...