Përrenjtë e Himarës/ Cilat zona dhe prona do të mbrohen?
41.2 milionë lekë pa TVSH është fondi që Bashkia Himarë ka vendosur në dispozicion për sistemimin e përrenjve në territorin e saj. Procedura me objekt “Sistemimi i përrenjëve Himarë” parashikon realizimin e punimeve brenda katër muajve dhe financohet nga buxheti i Bashkisë Himarë. Por pas shifrës prej 41 milionë lekësh qëndron një projekt që meriton të shihet deri në detaje. Dosja e tenderit përmban projektin, preventivin, raportin teknik, studimin gjeologo-inxhinierik, raportin topografik dhe dokumentacionin për ndikimin në mjedis. Pra, investimi mund të matet. Sa metra linearë do të sistemohen? Çfarë sasie betoni, muresh mbajtëse, gabionesh apo punimesh të tjera parashikon projekti? Dhe sa rezulton në fund kostoja reale për çdo segment ku do të ndërhyhet? Por Himara është një nga zonat ku toka dhe zhvillimi...
Burimi:
ntv.al