“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së thirrjes për Rrjetin MIA, duke bërë me dije se janë regjistruar 245 aplikime nga të sapodiplomuar, gazetarë, informaticienë, organizata mediatike dhe studio dizajni. Më tej, Rama theksoi se aplikantët kanë propozuar ide për thjeshtimin e gjuhës së shtetit, përmirësimin e informacionit për qytetarët dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në komunikim. Përballë akuzave se MIA është një “agjenci propagande e regjimit”, Rama ngriti pyetjen se si shpjegohet interesi i lartë për të punuar me këtë strukturë. Postimi i plotë i Ramës: “THIRRJA për Rrjetin MIA u mbyll me një sukses absolut: Plot 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar, gazetarë, informaticienë, organizata mediatike, studio dizajni grafik, dhe të tjerë akoma. Kanë ardhur ide për ta bërë më të thjeshtë...