Përplasjet në LDK për Presidentin, Abdixhiku kritikon 6 deputetët: Për çfarë po rrahin gjoks, çfarë paskan shpëtuar?
Kriza politike në Kosovë është futur edhe brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas zhvillimeve të fundit lidhur me zgjedhjen e Presidentit. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj gjashtë deputetëve të partisë, të cilët nuk e mbështetën marrëveshjen e propozuar për zgjedhjen e Presidentit dhe kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu. Abdixhiku ka mohuar se LDK-ja kishte arritur ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, qëndrimi i partisë ka qenë i qartë: LDK-ja do të qëndronte në opozitë dhe, për këtë pozicion, ishin pajtuar të gjithë deputetët. “Një marrëveshje qeverisëse me VV-në nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë dhe të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë qëndrim”, ka deklaruar Abdixhiku. Ai ka kritikuar...
Burimi:
kohajone.com