Përplasje titanësh Bruksel-Beograd/ Deklarata sfiduese e Aleksandër Vuçiçit, ndez situatën

Përplasje titanësh Bruksel-Beograd/ Deklarata sfiduese e Aleksandër Vuçiçit, ndez situatën

Përplasja mes Beogradit dhe Brukselit merr tone të reja. – Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zgjedhur një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe sfiduese ndaj komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, pas vendimit të saj për të shtyrë vizitën në Beograd. Gjatë një takimi me qytetarët në Prigrevicë, Vuçiç deklaroi se qëndrimet e zyrtares europiane nuk e shqetësojnë, duke vendosur përballë tyre mbështetjen që pretendon se gëzon nga qytetarët serbë. “Nuk më intereson çfarë thotë Marta Kos, për sa kohë që kam Prigrevicën”, deklaroi ai. Por pas kësaj përplasjeje qëndron një çështje shumë më e ndjeshme: mënyra se si Serbia përballet me të kaluarën e luftërave në ish-Jugosllavi. Marta Kos e shtyu vizitën në Beograd në një kohë kur në Serbi janë shtuar reagimet rreth glorifikimit të...