Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale
Debati për mosveprimin e institucioneve përballë vrasjes së grave ka vijuar edhe në sallën e Kuvendit në Kosovë. Deputetja e PDK, Ganimete Musliu, ka kërkuar tri veprime të menjëhershme pas vrasjes së Arlinda Zekajt, përfshirë rishikimin urgjent të rasteve me rrezik të lartë, specializimin e ekipeve policore për trajtimin e dhunës në familje dhe reforma ligjore e buxhetore për mbrojtjen e grave. “Brenda policisë duhet të krijohen skuadra të specializuara për vlerësimin e rrezikut. Mbi të gjitha, çdo zyrtar shtetëror që neglizhon sinjalet e dhunës duhet të përballet me shkarkim të menjëhershëm dhe ndjekje penale. Neglizhenca ndaj dhunës nuk është gabim procedure, por bashkëfajësi në krim”, tha Ganimete Musliu. Albena Reshitaj, nga LDK ngritur shqetësimin për mungesën e përgjigjeve të qarta lidhur me përgjegjësinë institucionale....
Burimi:
javanews.al