Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!
Tridhjetë kongresmenë amerikanë dhe senatori Bernie Sanders kanë akuzuar administratën e Presidentit Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, që do të zhvillohen më 4 tetor. Në një letër drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, 31 ligjvënësit kërkojnë që Uashingtoni të angazhohet për respektimin e procesit zgjedhor dhe njohjen e rezultatit të certifikuar të zgjedhjeve, pavarësisht se cili kandidat do të shpallet fitues. Ata kërkojnë një përgjigje nga Rubio deri më 1 tetor. Në dokument, ligjvënësit demokratë kritikojnë një sërë masash të ndërmarra nga administrata Trump, të cilat sipas tyre përbëjnë presion politik, ekonomik dhe diplomatik ndaj institucioneve braziliane. Mes tyre përmenden tarifat amerikane ndaj Brazilit, sanksionet ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve brazilianë, si dhe masa të tjera diplomatike. Ata kundërshtojnë gjithashtu përdorimin...
Burimi:
javanews.al