PËRPLASJE PA FRENA/ Rama debaton sërish me Demokratët Europianë: Mos e minimizoni dhunën

PËRPLASJE PA FRENA/ Rama debaton sërish me Demokratët Europianë: Mos e minimizoni dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat qytetare dhe episodet e dhunës të regjistruara gjatë tubimeve, duke u përplasur në distancë me Demokratët Europianë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ka kritikuar qëndrimin e Demokratëve Europianë lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestave. Sipas kryeministrit, ata dënuan dhunën ndaj përfaqësuesve të zgjedhur vetëm pasi ai publikoi pamjet e incidenteve. Rama pretendon se më pas, këto episode u minimizuan duke u cilësuar si “akte të izoluara”. Sipas Ramës, prej 102 ditësh qytetarët kanë protestuar në bulevard, pa probleme sa i përket të drejtës për t’u tubuar, për të folur dhe për të kritikuar qeverinë. Por, sipas tij, situata ndryshoi kur protestuesit penguan fizikisht deputetët për të hyrë në Parlament. “Pengimi fizik i deputetëve të zgjedhur...