Përplasje në rrjet për bllokun e shënimeve, Sara Mila: Histeria online s’ma ndal hapin për të punuar

Përplasje në rrjet për bllokun e shënimeve, Sara Mila: Histeria online s’ma ndal hapin për të punuar

Deputetja  e PS-së, Sara Mila ka reaguar pas videomontazheve të publikuara në rrjetet sociale lidhur me një bllokshënimesh, ku ajo mban të dokumentuara problematikat dhe shqetësimet e banorëve në zonën e saj elektorale. Mila sqaron se në videon origjinale, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në platformat e saj sociale, blloku përmban shënime të mbajtura gjatë kontakteve me qytetarët. Sipas saj, në materialet e manipuluara që po qarkullojnë në rrjet, shënimet janë fshirë përmes përdorimit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale. “Balta e ‘kazanit’ s’ma ndal dëshirën dhe as përkushtimin për të punuar, siç kam bërë që ditën e parë që qytetarët më besuan këtë detyrë fisnike”, shprehet Mila.Ajo nënvizon se manipulimet në rrjetet sociale nuk do ta pengojnë të vijojë punën dhe të jetë...