Përplasje mes autobotit dhe motorit në aksin Fier-Libofshë
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Libofshë, në fshatin Agim. Një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili ka pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, priten detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit.
Burimi:
kohajone.com