PËRPLASJE E PËRGJAKSHME NË HAS/ Plagoset me armë 29-vjeçari, policia vihet në ndjekje të autorit
Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Krumës, në Has. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kryqezi i Spitalit”. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, 29-vjeçari Jakup Aga, banues në Krumë, është qëlluar në këmbë pas një konflikti për motive të dobëta. Pas të shtënave, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur menjëherë kontrollet dhe ndjekjen për kapjen e tij. Sipas uniformave blu, autori i dyshuar është identifikuar si Fatjon Dauti, rreth 30 vjeç. 29-vjeçari i plagosur është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë nisur veprimet për të dokumentuar provat dhe për...
Burimi:
ntv.al