Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Vendimet tona janë të detyrueshme
Gjykata Kushtetuese ka reaguar për diskutimet publike mbi pagat e magjistratëve, duke rikujtuar se për këtë çështje është shprehur me vendimin nr. 15, datë 17 shkurt 2026. Gjykata thekson se vendimi përcakton standardin kushtetues dhe detyrimet e autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e tij. Ajo rithekson se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme. Sipas Kushtetueses, mënyra e përllogaritjes dhe ekzekutimit të pagave në administrimin e brendshëm të saj, në varësi të fondeve buxhetore, nuk përcakton efektet juridike të vendimit dhe as detyrimet që burojnë prej tij. Gjykata kërkon që vendimi të lexohet dhe zbatohet në tërësinë e tij, në përputhje me parimet kushtetuese dhe sigurinë juridike. Deklarata e plotë Në lidhje me diskutimet publike për çështjen e pagave të magjistratëve, Gjykata Kushtetuese vlerëson të...
Burimi:
kohajone.com