Përplasja me Ramën, Egla Ceno: U ofendova si artiste, qytetare dhe grua
Aktorja Egla Ceno ka reaguar publikisht pas përplasjes verbale me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit në Berat, ku u diskutua reforma territoriale. Përmes një postimi në Instagram, Ceno shprehu pakënaqësinë për mënyrën se si, sipas saj, u trajtua gjatë takimit, duke pretenduar se është ofenduar në cilësinë e artistes, qytetares dhe gruas. “Reforma territoriale: sot u ofendova si artiste, si qytetare dhe si grua nga ai që gruan shqiptare e respekton vetëm për fasadë. Doja thjesht të dëgjohej zëri i Poliçanit. Isha super e qetë”, shkroi aktorja. Ceno u ndal edhe te mënyra se si po zhvillohen konsultimet me qytetarët për reformën territoriale. Sipas saj, komunitetet e prekura nuk po dëgjohen realisht dhe takimet po shërbejnë më shumë për prezantimin e një vendimi të marrë...
Burimi:
ntv.al