Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Një aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës është regjistruar një aksident rrugor mbrëmjen e kësaj të hëne ku janë përplasur dy automjete. Njëri prej mjeteve të përfshira në aksident është identifikuar më targa greke. Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e plagosur dhe po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk janë bërë të qarta motivet dhe shkaqet e aksidentit ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com