Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Ai i ka kërkuar kreut aktual të partisë, Lumir Abdixhiku, të japë dorëheqjen. Në një deklaratë për mediat këtë të enjte, Rama tha se rezultatet e tij në Prishtinë tregojnë se është i gatshëm të marrë drejtimin e LDK-së. ”A keni dëgjuar që kam thënë se po? Do të jem (kandidat për kryetar të LDK-së). Jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedh, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë. Mendoj që kishte bërë mirë (të dorëhiqet Abdixhiku)”, deklaroi Rama.