Përparim Rama ironizon Vetëvendosjen: Patriotizmi sot e paska pushim!
Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, reagoi në rrjete sociale duke komentuar seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re, ku në sallë janë të pranishëm deputetët e Vetëvendosjes, Listës Serbe dhe disa përfaqësues të komuniteteve joshumicë. Rama solli në vëmendje edhe votimin e deputetes së Listës Serbe, Tanja Vujoviç, për nënkryetare të Kuvendit, duke ironizuar qëndrimin e Vetëvendosjes. “Sot paskan vendosë mos me qenë patriota me ‘popullin serb’. Para dy dite po. Sot, jo. Patriotizmi, sot në Vetëvendosje e paska pushim!”, shkroi Rama në Facebook.
Burimi:
javanews.al