Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi 900 punëtorë besohet se janë bllokuar nën tokë

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi 900 punëtorë besohet se janë bllokuar nën tokë

Vijon operacioni i gjerë i kërkim-shpëtimit në Nepal pas përmbytjeve katastrofike që goditën vendin javën e kaluar. Sipas të dhënave më të fundit të publukuara nga Reuters, 903 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 4247 rezultojnë të zhdukur. Mes tyre janë edhe rreth 590 shtetas të huaj. Por shqetësimi më i madh për ekipet e shpëtimit janë më shumë se 900 punëtorë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në 11 projekte hidroenergjetike, kryesisht në tunele. Ekipet po përdorin eskavatorë, drita dhe shpërthime të kontrolluara për të hapur rrugën përmes baltës, ujit dhe masave të mëdha të gurëve e mbetjeve. Deri tani janë gjetur edhe trupa të pajetë brenda tuneleve. Në operacion janë angazhuar rreth 21 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa Nepali po...