Përmbytje në Theth, uji del nga kanalet dhe rrezikon banesat

Përmbytje në Theth, uji del nga kanalet dhe rrezikon banesat

PAMJE NGA NGJARJA SHKODËR-Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në zonën e Thethit. Sipas banorëve, përmbytjet kanë nisur që mbrëmjen e kaluar, ndërsa dalja e ujit nga kanalet ka krijuar rrezik për disa banesa të zonës. Raportohet gjithashtu për dëme në bagëti. Përveç përmbytjeve, banorët e Thethit njoftojnë edhe për probleme me furnizimin me energji elektrike, duke e vështirësuar më tej situatën në këtë zonë. /ZËRI