Përmbyllen xhirimet e filmit “Bukuroshja e Fjetur” të Bujar Alimanit

Përmbyllen xhirimet e filmit “Bukuroshja e Fjetur” të Bujar Alimanit

13 November, 2026 - 10:30 Filmi më i ri artistik me metrazh të gjatë, “Bukuroshja e Fjetur”, me regji të Bujar Alimanit, po i afrohet përfundimit të xhirimeve. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila mbështet realizimin e këtij projekti filmik. Sipas njoftimit, një kast aktorësh dhe një ekip i përkushtuar kanë punuar për krijimin e një universi vizual dhe emocional, të cilin publiku pritet ta shohë në ekranin e madh. Përfundimi i xhirimeve shënon një hap të rëndësishëm drejt fazave të ardhshme të realizimit të filmit, ndërsa detaje të tjera rreth premierës nuk janë bërë ende të ditura./KultPlus.com