Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë
Në një përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Domokosit, në prefekturën Ftiotis, në pjesën qendrore të Greqisë, u plagosën 6 persona, njëri prej tyre rëndë. Sipas raportimeve të mediave lokale, pasditen e djeshme shpërtheu një përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Domokosit, për arsye që ende nuk dihet. Gjashtë personat e plagosur, të moshave nga 26 deri në 41-vjeç, u dërguan në Qendrën Shëndetësore të Domokosit. Më pas, 4 prej tyre u transferuan në Spitalin e Lamias, në qendër të prefekturës. Një prej të burgosurve, i cili kishte pësuar plagë të rënda në kokë, iu nënshtrua menjëherë një operacioni. Gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë, ndërsa një tjetër i burgosur, i plagosur me një thikë të...
Burimi:
argjiroja.net