Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Zhvillime të reja janë regjistruar në Greqi lidhur me përleshjen e dhunshme të 29 shtatorit në burgun e Domokosit, ku shtatë të burgosur mbetën të plagosur, mes tyre edhe një shqiptar. Sipas medias greke LamiaNow, të burgosurit algjerianë të përfshirë në ngjarje janë paraqitur përpara autoriteteve gjyqësore në Lamia, nën masa të shtuara sigurie. Në këtë çështje janë përfshirë edhe dy shqiptarë, të moshave 38 dhe 39 vjeç, të cilët kishin dalë përpara hetuesit më 1 tetor. Ngjarja ndodhi më 29 shtator në ambientet e burgut të Domokosit. Sipas informacioneve të publikuara në mediat greke, përleshja nisi në palestrën e institucionit penitenciar dhe më pas u përhap drejt qelive. Nga incidenti mbetën të plagosur shtatë të burgosur. Mes tyre ishte edhe një shtetas shqiptar, ndërsa...