Përkeqësohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa
Situata me zjarrin në lagjen “Partizani”, në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës është përshkallëzuar pasi flakët u janë afruar banesave. Flakët e ndihmuara nga era e fortë po përparojnë me shpejtësi, ndërsa si pasojë e kësaj është djegur edhe një sipërfaqje me bimësi. Në terren janë nisur tre automjete zjarrfikëse me rreth 20 punonjës. Ata po punojnë për izolimin e flakëve dhe neutralizimin e situatës. Era e fortë vijon të favorizojë përparimin e zjarrit dhe rindezjen e vatrave. Kjo gjë e ka bërë situatën me vështirë për zjarrfikësit.
Burimi:
gijotina.com