Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët: Si ky zjarr nuk kemi parë kurrë në jetë
Vatra e zjarrit e regjistruar ditën e sotme në Levan të Fierit ka vendosur në alarm banorët e kësaj zone. Ata shprehen se zjarri ka djegur një banesë dhe vendi prej disa orësh është nën flakë. “Si ky zjarr nuk kemi parë kurrë një jetë të tërë. Po u dogjëm u dogjëm. Kemi plot ullinj. Një banesë u dogj”, shprehet një banore. Sakaq, në terren janë angazhuar një helikopter i Forcave të Armatosura për të shuar dhe izoluar totalisht vatrën e zjarrit. Si pasojë e zjarrit të madh është kufizuar qarkullimi në rugën nacionale Fier-Vlorë./
Burimi:
ntv.al