Përgjohej prej disa javësh, 26-vjeçari kapet me drogë “gelato” me THC dhe kokainë në Mamurras!

Përgjohej prej disa javësh, 26-vjeçari kapet me drogë “gelato” me THC dhe kokainë në Mamurras!

Një 26-vjeçar në Mamurras është arrestuar për shpërndarje droge. Denis Shytajt iu gjetën 194 doza kanabisi, nga të cilat 144 në trajtë “gelato” me përqindje të lartë THC, kokainë si dhe 2 peshore elektronike “Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, operacioni antidrogë i koduar “Target 4”. Sekuestrohen 338 doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e tyre në trajtë gelato (me përqindje të lartë THC-je), sasi e kësaj lënde narkotike, sasi e lëndës narkotike Kokainë, 2 peshore elektronike, 2 celularë dhe 1 automjet. Vihet në pranga 26-vjeçari që shiste lëndët narkotike në Mamurras”, njofton policia. Lëndët u gjetën të fshehura në hyrje të qytetit. Burime zyrtare thanë se: “Specialistët e seksioneve për Hetimin e Narkotikëve dhe për Mbështetjen Operacionale të...