Përgjimet e Ahmetajt hapin “LOJËN E FSHEHTË”/ Kush ia siguroi ish-zv.kryeministrit?

Përgjimet e Ahmetajt hapin “LOJËN E FSHEHTË”/ Kush ia siguroi ish-zv.kryeministrit?

Origjina e materialeve të publikuara nga Arben Ahmetaj u kthye në një prej pikave më të forta të debatit në emisionin “Jashtë Kontrollit”, ku në studio u ngrit një hipotezë që hap shumë pikëpyetje: a mund të jenë siguruar përgjimet nga shërbime të huaja inteligjence? Një prej panelistëve argumentoi se, sipas tij, materiale të kësaj natyre dhe përgjime që përfshijnë biseda sensitive nuk janë të lehta për t’u siguruar nga një individ i vetëm. Prej këtu u ngrit hipoteza se Ahmetaj mund t’i ketë marrë materialet nga struktura të specializuara të huaja. Në diskutim u përmendën si mundësi shërbime amerikane, gjermane, izraelite, italiane apo ruse, por nuk u identifikua asnjë shërbim konkret si burim dhe nuk u paraqit asnjë dokument apo provë që ta mbështeste...