Përfundon takimi Putin-Witkoff në Shën Petersburg, çfarë diskutuan

Përfundon takimi Putin-Witkoff në Shën Petersburg, çfarë diskutuan

Takimi i presidentit rus, Vladimir Putinit me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, në Shën Petersburg ka përfunduar, me luftën në Ukrainë si temën kryesore të diskutimit.   Ata kanë pasur biseda që zgjatën disa orë në Shën Petersburg. Putin dhe Witkoff diskutuan shumë tema, duke përfshirë bisedimet me Volodymyr Zelensky, një takim të mundshëm trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, si dhe lirimin e të burgosurit amerikan Steven Hubbard. Nga ana e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më parë se shpreson për një rezultat pozitiv nga takimet e të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff në Rusi dhe se mbështet bisedimet midis udhëheqësve të Kievit, Uashingtonit dhe Moskës. Zelensky tha në një intervistë me Fox News se bisedimet e tij me Witkoff në Oslo...