Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit të shekullit XIX në Bellobrad të Dragashit

Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit të shekullit XIX në Bellobrad të Dragashit

Ka përfunduar restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në fshatin Bellobrad të Dragashit, një aset i trashëgimisë kulturore që dëshmon për traditat, jetën dhe mjeshtërinë e dikurshme të banorëve të Opojës. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtij objekti me vlera historike dhe kulturore. Që nga shekulli XIX, ky kompleks ka shërbyer për dy veprimtari tradicionale: bluarjen e grurit dhe misrit, si dhe përpunimin e leshit për përgatitjen e veshjeve tradicionale. Bashkimi i këtyre dy zejeve në një ndërtesë të vetme e bën këtë aset të veçantë dhe një dëshmi të praktikave të dikurshme të jetesës në këtë rajon. Përfundimi i restaurimit përbën një hap të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë...