Përfundon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare nga radhët e PDK-së…

Përfundon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare nga radhët e PDK-së…

Vlora Çitaku është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkoi nga deputetët e legjislaturës së 11-të të përfundojnë zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.Çitaku është zgjedhur me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.Zgjedhja e saj vjen pas një përplasjeje të mëparshme lidhur me votimin e propozimit të PDK-së për nënkryetare. Në votimin e 11 shtatorit, Çitaku kishte marrë 44 vota për, një kundër dhe 56 abstenime dhe nuk ishte zgjedhur në këtë pozitë.Ndërkohë, PDK-ja kishte kërkuar respektimin e të drejtës së saj për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit, ndërsa çështja ishte bërë pjesë edhe e përplasjeve institucionale rreth konstituimit të Kuvendit.Gjatë javës së kaluar, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar pas...