Përfundon faza e parë, Partizani zhgënjimi i madh, Egnatia e ka ‘pronë’ kreun

Përfundon faza e parë, Partizani zhgënjimi i madh, Egnatia e ka ‘pronë’ kreun

U mbyll një fazë, si vijnë skuadrat e Abissnet Superiore në javën e 10-të? Superioria zhvilloi këtë edicion të 88-të të futbollit në Shqipëri fazën e parë me 10 skuadrat të cilat përmes objektivëve si klube arritën atë rendiment që përgjithësisht prodhuan në fushë. Befasia për mirë ishte Teuta ndërsa vetëm në aktin e nëntë, mori humbjen e parë sezonale duke u rënditur e dyta. Në kahun tjetër zhgënjimi më i madh figuroi Partizani. 17 herë kampionët e vendit si kurrë më parë, mbyllin tabelën me vetëm 4 pikë. Ndërkaq dhe njëherë Egnatia shfaqet skuadra për t’u mundur. Mes fazës së Ligës në Conference League (arritje historike) dhe kampionatit rrogozhinasit mbyllën në vend të parë me 21 pikë. Humbjet me AF Elbasanin dhe Dinamo Sitin...