Përfundon Asambleja! Klosi: Bashkia e Tiranës në drejtimin e Manastirliut! Elisa, ende anëtare e PS

Përfundon Asambleja! Klosi: Bashkia e Tiranës në drejtimin e Manastirliut! Elisa, ende anëtare e PS

Blendi Klosi TIRANË-Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, pa një vendimmarrje për përjashtimin e deputetes Elisa Spiropalit nga partia. Në përfundim të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka dhënë detaje për vendimet e marra në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Klosi njoftoi se drejtimi politik dhe organizativ i partisë në kryeqytet do t’u besohet dy bashkëkryetarëve, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ndërsa drejtimin e Bashkisë së Tiranës do ta marrë Ogerta Manastirliu. Ai theksoi se organizimi partiak do të mbetet i pandryshuar në strukturë, pavarësisht ndryshimeve në drejtimin e bashkive. “Sa i përket drejtimit të Tiranës, u propozuan dy bashkëkryetarë si në të gjithë bashkitë e vendit. Drejtimi i partisë së bashkisë së Tiranës do jetë nga Demo dhe...