Përfundojnë punimet e fazës së parë në Kullën e Haxhi Zekës në Leshan të Pejës

Përfundojnë punimet e fazës së parë në Kullën e Haxhi Zekës në Leshan të Pejës

10 November, 2026 - 18:00 Kanë përfunduar punimet e fazës së parë të restaurimit në Kullën e Haxhi Zekës, në fshatin Leshan të Pejës, monument i shekullit XIX dhe një prej shembujve të rëndësishëm të arkitekturës tradicionale shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila ka njoftuar se së shpejti do të nisin edhe punimet përfundimtare, me synimin që kulla të funksionalizohet plotësisht, transmeton KultPlus. Ndërhyrjet në këtë monument kanë për qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe përcjelljen e vlerave të saj te brezat e ardhshëm. Kulla e Haxhi Zekës përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë arkitekturore dhe historike të kësaj treve./KultPlus.com