Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Policia në landin jugor gjerman të Bavarisë ka ndaluar një të dyshuar pas rënies së zjarrit në rezidencën malore alpine të Adolf Hitlerit, Kehlsteinhaus, e njohur gjithashtu si “Foleja e Shqiponjës”. Shërbimet e emergjencës në Traunstein morën një alarm për zjarrin në ndërtesë në orën 21:15 të së premtes sipas orës lokale, ndërsa zjarrfikësit, pasi mbërritën në vendngjarje, e gjetën atë të përfshirë nga flakët. Terreni i vështirë po pengonte përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe flakët vazhdonin të përhapeshin edhe në orët e para të së shtunës, njoftoi policia. Rreth 200 efektivë të emergjencave ishin angazhuar në operacion. Nuk raportohet për persona të lënduar. Diktatori nazist e përdorte këtë rezidencë, e cila ndodhet mbi qytetin e Berchtesgadenit, si një seli të përkohshme qeveritare dhe...