Përçahet LDK-ja, Hoti: Nuk e votoj Sejdiun si president

Përçahet LDK-ja, Hoti: Nuk e votoj Sejdiun si president

Kosova E Hënë, 31 Gusht 2026 19:43 Kandidatura e paraqitur si konsensuale për postin e presidentit të Kosovës, nga Kurti e Abdixhiku, pritet që të krijojë përplasje të forta brenda radhëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se do të votojë kundër Sejdiut për postin e presidentit. “Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter. Njëkohësisht, kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj”. Sipas tij, zgjedhja e Sejdiut për këtë post të krijon përshtypjen se...