PER HERE TE TRETE YAMAL FITON TROFEUN ‘KOPA’, VENDOS REKORD NE ‘TOPIN E ARTE’

PER HERE TE TRETE YAMAL FITON TROFEUN ‘KOPA’, VENDOS REKORD NE ‘TOPIN E ARTE’

Për herë të tretë radhazi Lamine Yamal është shpallur ‘Lojtari i ri më i mirë në Botë’ në ceremoninë e ‘Topit të Artë’. Futbollisti i Barcelonës dhe Spanjës u shpreh shumë i lumtur për çmimin ‘Kopa’, ndërsa është bërë futbollisti i parë në botë që në moshën 20-vjeçare përfshihet 3 herë në top-10 kandidatët për fitimin e ‘Topit të Artë’. Për më tepër ai është ndër top-3 pretendentët për ta fituar këtë çmim bashkë me Kylian Mbappe dhe Harry Kane. Pas Parisit, ceremonia prestigjioze e Topit të Artë zhvendoset për herë të parë në Londër, ku po mbahet prej orës 21:30 edicioni i 70-të i çmimit individual më të rëndësishëm në futbollin botëror. Në teatrin ‘London Palladium’, vëmendja do të përqendrohet te emri që do...