Pensionistët italianë zgjedhin Shqipërinë: Në Itali pensioni nuk më mjaftonte për një jetë dinjitoze

Pensionistët italianë zgjedhin Shqipërinë: Në Itali pensioni nuk më mjaftonte për një jetë dinjitoze

Në një reportazh të realizuar nga gazetarët e “Il Messaggero” në Durrës, pensionistët italianë rrëfejnë arsyet që i kanë shtyrë të lënë Italinë dhe të zgjedhin Shqipërinë për të jetuar pas disa dekadash pune. “Italia është një gjë krejt tjetër, sepse pas 48 vitesh kontribute të paguara, pensioni im nuk më mundësonte një jetë dinjitoze”, kështu shprehet Carmine Impietro, një ish-mekanik motorësh nga Novara, i cili prej vitesh ka zgjedhur Durrësin, si vendin ku do të jetojë pas daljes në pension. Historia e tij është pjesë e një tendence më të gjerë të pensionistëve italianë, që po zgjedhin Shqipërinë për të kaluar vitet e pensionit. Impietro tregon se, pas një jete të kaluar në punë dhe pas pagesës së kontributeve për disa dekada, kur erdhi...