PEN Qendra e Kosovës shpreh ngushëllime për Flora Brovinën
16 September, 2026 - 18:45 PEN Qendra e Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe bashkëveprimtarët e Flora Brovinës, pas lajmit për vdekjen e saj. Në mesazhin e ngushëllimit, PEN Qendra e ka vlerësuar Brovinën për kontributin e saj në jetën letrare, humaniste, mjekësore dhe atdhetare. “Flora Brovina është dhe mbetet një emër i respektuar në komunitetin krijues letrar, në atë humanist, mjekësor dhe atdhetar”, thuhet në mesazhin e PEN Qendrës së Kosovës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com