Pedagogët në krah të studentëve: Dialogu me Ramën nuk na bind
Pedagogë dhe përfaqësues të trupës akademike iu bashkuan marshimit të studentëve, duke shprehur mbështetjen për kërkesat e tyre dhe duke deklaruar se prania e tyre në protestë është një reagim ndaj mënyrës se si policia ka ndërhyrë gjatë tubimeve të ditëve të fundit. Gjatë marshimit, pedagogët akuzuan forcat e policisë për përdorim të tepruar të forcës ndaj të rinjve. Sipas deklarimeve të tyre, ndërhyrjet kanë përfshirë përdorimin e gazit dhe episode dhune edhe në ambiente të tjera, përfshirë lokale. Ata kërkuan që këto veprime të shqyrtohen dhe që të respektohen të drejtat e protestuesve. Duke iu referuar protestave studentore të vitit 2018, disa prej pedagogëve shprehën mosbesim ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog. Sipas tyre, premtimet e bëra atëherë nuk u përmbushën, ndërsa...
Burimi:
ntv.al