“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

Profesori Mariglen Kasmi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi protestën e pedagogëve, duke e cilësuar atë si të orientuar politikisht dhe në shërbim të Partisë Demokratike. Kasmi u shpreh se çdo pedagog, student apo sindikatë ka të drejtë të protestojë, por sipas tij, mënyra se si është hartuar deklarata e sindikatës dhe thirrja për bojkot të mësimit tregojnë një synim të qartë politik. Sipas profesorit, deklarata e sindikatës nuk është kufizuar vetëm te kërkesat për mbrojtjen e studentëve, por ka përfshirë edhe një qëllim politik, atë të largimit të kryeministrit. Ai kritikoi gjithashtu thirrjen e sindikatës drejtuar pedagogëve për të ndërprerë mësimin dhe për t’iu bashkuar protestës në shesh. Sipas tij, kjo tregon se organizimi ka kaluar përtej funksionit sindikal dhe është orientuar drejt...