“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës
Aktori dhe regjisori Hervin Çuli, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar debatet mbi peticionet dhe protestat në Shqipëri, duke theksuar se mesazhi i parë që duhet të përcillet është ndalimi i dhunës. Sipas Çulit, pavarësisht emrave që mund të përfshihen në një listë apo peticion, prioritet duhet të jetë një thirrje e qartë kundër akteve të dhunshme. Ai kujtoi se gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria ka parë peticione dhe kundërpeticione, ndërsa kërkoi që ndalimi i dhunës të vendoset në krye të çdo nisme të tillë. Aktori dhe regjisori ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si disa prej pedagogëve largohen nga protestat, në vend që të qëndrojnë pranë studentëve dhe të kontribuojnë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. “Unë do...
Burimi:
javanews.al