PDK përplaset me procesin e konstituimit: “Nuk marrim pjesë në seanca”, çështjen e çojmë në Kushtetuese

PDK përplaset me procesin e konstituimit: “Nuk marrim pjesë në seanca”, çështjen e çojmë në Kushtetuese

Kosova E Diel, 13 Shtator 2026 10:15 Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të marrë më pjesë në seancat e Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po pengon procesin e konstituimit. Në një deklaratë, PDK argumenton se janë shkelur afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe se LVV ka vendosur vazhdimisht kushte të reja politike për përfundimin e këtij procesi. Sipas PDK-së, Kuvendi duhej të konstituohej brenda afatit 30-ditor, jo më vonë se 7 gushti, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktgjykimin KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese. Partia thekson se as afati i dytë, 6 shtatori, i përcaktuar nga Vetëvendosje, nuk u respektua. Pavarësisht kësaj, PDK thotë se mori pjesë në seancat e 9 dhe...