PDK-ja kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen para 6 tetorit

PDK-ja kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen para 6 tetorit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kërkoi të martën që ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të trajtohen para 6 tetorit, duke paralajmëruar se Kuvendi rrezikon të shpërndahet pa e shqyrtuar këtë nismë. Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, theksoi se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit dhe se Kuvendi nuk duhet të shpërndahet pa e trajtuar projektligjin e PDK-së. “Nuk mund të mos paralajmërojmë që është e papranueshme që të lejojmë që ky Kuvend të shpërbëhet – se duket që ky është qëllimi – pa e trajtuar këtë ligj”, tha Gruda. Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet dhe vendi...