PD: Rama u izolua në New York, aleatët i kthyen shpinën. Regjimi i tij është i braktisur brenda dhe jashtë vendit

PD: Rama u izolua në New York, aleatët i kthyen shpinën. Regjimi i tij është i braktisur brenda dhe jashtë vendit

Nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi thotë se kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork nuk zhvilloi takime të rëndësishme dypalëshe me liderët botërorë. Gjatë një deklarate për shtyp, ai tha se kjo tregon izolimin ndërkombëtar të Ramës dhe e lidhi situatën me skandalet dhe akuzat që kanë përfshirë qeverinë shqiptare. Ai kritikoi gjithashtu situatën e demokracisë dhe luftën kundër krimit në vend, duke akuzuar qeverinë për dëmtim të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Në fund, Kedhi u bëri thirrje shqiptarëve të largojnë Ramën nga pushteti, duke deklaruar se “askush nuk do ta bëjë punën tonë në vendin tonë”. Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Në javën kur udhëheqësit e botës mblidhen në Asamblenë e OKB në New York, ku diplomacia...