“PD po mbytet prej Berishës”/ Salianji: Të gjithë e dinë se me të nuk fitojmë, por s’kanë kurajë ta thonë

“PD po mbytet prej Berishës”/ Salianji: Të gjithë e dinë se me të nuk fitojmë, por s’kanë kurajë ta thonë

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji rikthehet me tone të forta kundër Sali Berishës, duke e cilësuar kreun e PD-së si pengesën kryesore që opozita të rikthehet në pushtet. Në një intervistë për “Albanian News Cast” me gazetarin Arbër Hitaj, Salianji tha se Partia Demokratike është e uzurpuar dhe se ndryshimet e fundit në strukturat drejtuese nuk përbëjnë reformim, por përkeqësim të situatës. Partia Demokratike është e uzurpuar sot në këtë moment nga Sali Berisha. Sali Berisha është i dizavantazhuar dhe është pengesa kryesore që Partia Demokratike dhe opozita të vijnë në pushtet dhe të largohet Edi Rama”, tha Salianji. Salianji foli edhe për ndryshimet e fundit në kupolën drejtuese të PD. Sipas tij, largimi nga postet drejtuese i figurave si Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi, ndërsa...